MK | EN | SQ

MBROHU NGA
KORONAVIRUSI

Ndiq ekspozimin, Mbrohu nga COVID-19, dhe bashkangjitu në Aplikacion!

Ta parandalojmë së bashku përhapjen e virusit.
Aktivizo tani aplikacionin!

appStore googlePlay
Intro

Çka është StopKorona!?

StopKorona është aplikacion celular i përpunuar sipas praktikave më të mira botërore në menaxhimin me Koronavirusin, i krijuar për detektimin e kontakteve me personat potencial të infektuar në procesin e detektimit të afërsisë së pajisjeve celulare/aplikacione nëpërmjet Bluetoth teknologjisë.

Qëllimi është që aplikacioni celular t’u japë përgjigje të shpejtë organeve të shëndetësisë se me cilat persona ka qenë në afërsi i infektuari në 14-të ditët e kaluara.

insurance

Mbroni veten, familjen dhe më të afërmit tuaj! Aktivizoni StopKorona! Tani dhe ndihmoni që bashkërisht ta tejkalojmë këtë kërcënim!

collaboration

Ndani informacionin për StopKorona!, ndihmoni që edhe të tjerët ta aktivizojnë aplikacionin. Sa më shumë persona ta përdorin aplikacionin, aq më shpejt do të tejkalohet ky kërcënim nga virusi.

ÇKA ËSHTË
StopKorona!?

Aplikacioni komunikon nëpërmjet Bluetooth-it me përdoruesit e tjerë të aplikacionit dhe shkëmben të dhëna të enkriptuara, të anonimizuara për distancën e të gjitha pajisjeve, të cilat janë në afërsinë tuaj, në largësi relevante për përhapjen e infeksionit, në kohë të caktuar gjatë 14-të ditëve të kaluara.

Nëse ndonjë përdorues i Aplikacionit infektohet me virus, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet SMS porosisë do të kërkojë nga përdoruesi i Aplikacionit që t’i ndajë me Ministrinë listat e të dhënave të tij të Aplikacionit, me çka personat kompetent do t’i detektojnë numrat e telefonëve celular dhe do t’i informojnë personat të cilët kanë qenë në kontakt të afërt me personin i cili është bartës i COVID-19, duke mbajtur përgjegjësi të plotë për mbrojtjen e privatësisë.

period

SI AKTIVIZOHET
StopKorona!?

Për ta aktivizuar aplikacionin, ndiqni hapat në vijim:

1
step1

Regjistrohuni duke shënuar numrin tuaj të celularit

2
step2

Shënoni kodin që do t’ju vjen në SMS porosinë

3
step3

Aktivizoni Bluetooth-in dhe lëreni të aktivizuar - gjithmonë kur jeni në lëvizje jashtë prej shtëpisë

Bluetooth is ON
SHËNIME

Nëse jeni përdorues i Android: Mbani aplikacionin e hapur në pjesën e pasme që të mundet t’i skanojë pajisjet celulare në afërsi.

Nëse jeni përdorues i iOS: Duhet që aplikacioni të jetë i aktivizuar dhe të jetë aktiv kur jeni në lëvizje ose në takim dhe ta ktheni pajisjen me ekranin e kthyer me kokë poshtë që të aktivizohet regjimi i sigurtë (kursimi i baterisë).

shield

PËRFITIMET

nga shfrytëzimi i aplikacionit

info

Informacion mbi mundësinë e ekspozimit të virusit

Nëse ndonjë person që ka qenë në afërsinë tuaj infektohet me COVID-19 dhe i ndan informacionet me Ministrinë e shëndetësisë, do të informoheni për të marrë masa në kohë për vetë-izolim, testim dhe mjekim.

care

Mbrojtja e shëndetit tuaj dhe të afërmve tuaj

Duke aktivizuar aplikacionin, do të merrni informacion më shpejt mbi kanosjen potenciale të shëndetit tuaj dhe me këtë do të ndërmerrni masa për vetë-izolim, me çka e mbroni familjen tuaj.

solidarity

Solidarizimi në luftën kundër Koronavirusit

Të gjithë përdoruesit e aplikacionit japin kontribut personal në luftën kolektive me këtë rrezik shëndetësor të përbashkët. Sa më tepër përdorues të aplikacionit – aq rezultate më të mira në luftën kundër virusit.

distance

Parandalimi më i shpejtë i zinxhirit të përhapjes së virusit

Nëpërmjet dërgesës së të dhënave prej aplikacionit kontribuoni më shpejt në ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes së infektimit nga virusi.

lock

Kontrolli ndaj të dhënave tuaja dhe mbrojtja e privatësisë

E dhëna e vetme lidhur me Ju është numri i telefonit tuaj celular, i cili ruhet në server të sigurtë i administruar nga Ministria e shëndetësisë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.