MK | EN | SQ

StopKorona!

MASAT E SIGURISË SË MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

Aplikacioni StopKorona! (në tekstin në vijim ,,Aplikacioni”) është aplikacion FALAS (dhe gjithmonë do të mbetet falas) të cilin Ju e shkarkoni me vetë dëshirë në Pajisjen e telefonit tuaj celular dhe mundëson procesin e ndjekjes së ekspozimit të virusit.

Vetëm me Pëlqimin tuaj, aplikacioni shkëmben Bluetooth sinjale me telefonët celularë në distancë të afërt të cilët e kanë Aplikacionin aktiv. Prej aty, aplikacioni Ju ndihmon për t’ju dhënë përgjigje organeve të shëndetësisë se me cilat persona ka qenë në distancë të afërt i infektuari në 14-të ditët e kaluara.

Qëllimi për të cilin përdoret Aplikacioni është vetëm me qëllim të mbrojtjes më të madhe të shëndetit. Informacionet të cilat aplikacioni mund t’i dërgojë në Ministrinë e shëndetësisë janë nga sfera e shëndetësisë, si masë për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit dhe ne jemi të përkushtuar ndaj marrjes së të gjitha masave mbi mbrojtjen e Privatësisë suaj dhe ruajtjen e plotë të kontrollit tuaj ndaj të dhënave të cilat janë të memoruara në telefonin tuaj celular.

АPLIKACIONI RUAN DHE GRUMBULLON TË DHËNA TË KUFIZUARA

Të dhënat tuaja të vetme të cilat i ruan Ministria e Shëndetësisë janë:

  • Numri i telefonit tuaj celular
  • Kodi Unik Arbitrar (në tekstin në vijim ,,KUA’’) për identifikimin e përdoruesit,
    [ si për shembul: g6j4mjdl8 ]

Pasi të regjistroheni në aplikacion, ,,KUA’’ lidhet me pajisjen e telefonit tuaj celular në sistemin qendror të sigurtë me mbrojtje të plotë. Regjistri i ,,KUA’’ kodeve shkruhet në formë të enkriptuar për të cilin çelësin e kanë vetëm personat e autorizuar të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH).

АPLIKACIONI NUK GRUMBULLON TË DHËNA MBI LOKACIONIN TUAJ

Aplikacioni nuk ndjek dhe as nuk grumbullon të dhëna për lëvizjen dhe lokacionin tuaj. Me përdorimin e Bluetooth teknologjisë përcaktohet vetëm distanca juaj prej telefonëve të tjerë celular në të cilët është aktiv i njëjti aplikacion.

APLIKACIONI NUK SHKËMBEN TË DHËNA MBI IDENTITETIN PERSONAL

Kur jeni në afërsi me një tjetër telefon celular me aplikacion aktiv, të dy telefonët celular përdorin Bluetooth protokoll për të shkëmbyer vetëm kode ,,KUA” pa të dhëna plotësuese prej përdoruesve të Aplikacionit të cilët janë hasur në distancë të afërt.

,,KUA’’ KODET PREJ TELEFONËVE CELULAR NË AFËRSINË TUAJ RUHEN NË TELEFONIN TUAJ CELULAR

Nëse aplikacioni i telefonit tuaj celular është aktiv, ,,KUA” kodet prej përdoruesve në afërsinë tuaj ruhen në celularin tuaj dhe anasjelltas. Kështu, nëse Ju dhe/ose përdoruesi i celularit i cili ka qenë në afërsinë tuaj përcaktohet se është i infektuar me COVID-19, Ju ose personi tjetër individualisht vendosni nëse Ministrisë shëndetësisë do t’i jepni qasje në të dhënat personale të tij të memoruara në telefonin celular, të cilat nuk përmbajnë numra të telefonëve celularë, por vetëm listë të ,,KUA” kodeve të cilat mund t’i dekriptojnë vetëm personat e autorizuar të Ministrisë së Shëndetësisë. Lista e ,,KUA” kodeve e memoruar në telefonin tuaj celular automatikisht shlyhet nga të dhënat më të vjetra se 14 ditë dhe për të njëjtat nuk ekziston mundësi të dërgohen prej Ministrisë së Shëndetësisë.

TË DHËNAT TUAJA DO TË PËRDOREN VETËM PËR PËRCAKTIMIN E EKSPOZIMIT POTENCIAL TË COVID-19

Pasi t’i lejoni qasje Ministrisë së Shëndetësisë deri te të dhënat prej telefonit tuaj celular, këto të dhëna do të përdoren vetëm me qëllim të gjetjes së personave të cilët mund të jenë potencialisht të infektuar me COVID-19.

APLIKACIONI DO TË KOMUNIKOJË VETËM PËR NJË KOHË TË CAKTUAR ME TELEFONËT CELULARË NË AFËRSINË TUAJ

Me dëshirën tuaj të lirë, mund të pamundësoni funksionalitetet e aplikacionit në çdo kohë duke çaktivizuar në lejen e Buetooth-it nëpërmjet aplikacionit ose me shlyerjen (fshirjen) e aplikacionit.

JU KENI KONTROLL MBI TË DHËNAT DHE MUND TA SHFUQIZONI DAKORDIMIN NË ÇDO KOHË

Në çdo kohë, Ju mund ta shfuqizoni dakordimin e mbrojtjes së telefonit tuaj celular duke klikuar në menunë në anën e djathtë të aplikacionit duke selektuar opsionin Shlyeni të dhëna.

Pas këtij aktiviteti të ndërmarrë nga ana juaj, Aplikacioni do t’ju shfaq njoftim me porosinë siç vijon: "Do të shlyhen të gjitha të dhënat e dërguara dhe informacionet e regjistrimit. ANULO / SHLYEJ”, ku përsëri do të keni mundësi të zgjidhni ndërmjet opsioneve ANULO / SHLYEJ. Përderisa klikoni në SHLYEJ, numri i telefonit tuaj celular, përgjithmonë do të shlyhet nga serveri ynë. Gjithashtu, të gjitha të dhënat të cilat i ka memoruar Aplikacioni, të dhënat të cilat i keni dërguar, si dhe kodet e anonimizuara të Aplikacionit tuaj në Aplikacionet e tjera me të cilat keni qenë në afërsi do të shlyhen përgjithmonë nga serveri ynë.